Lajme
Haradinaj takohet me ambasadorin e Zvicrës Thomas Kolly
Demokracia
12:52 | 02 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook bëri të ditur se është takuar me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Ai tha se gjatë këtij takimi temë e bisedës ishte zhvillimi aktual në vend si dhe themelimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës.

“Falënderova z. Kolly për mbështetjen që ky vend mik i ka dhënë Kosovës dhe popullit tonë në vazhdimësi”, ka shkruar Haradinaj./Demokracia

Të ngjashme