Lajme
Haradinaj: Ta mbajmë të ndezur zjarrin për liri e për bashkim kombëtar
Demokracia
19:41 | 07 Mars 2021

Share:

Ka përfunduar manifestimi në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tha se në Natën e Zjarreve, të premtojmë që do ta mbajmë të ndezur zjarrin për liri e për bashkim kombëtar.

“Të gjithë ata që e ndjekin koncertin e sotëm në natën përmbyllëse në Natën e Zjarreve, kam nderin t’ju drejtohem nga këtu si bashkëluftëtar dikur, të shprehim respektin për sakrificën sublime për heroizmin e familjes Jashari, për simbolin tonë qëndresës e lirisë, e sonte në Natën e Zjarreve të premtojmë që do ta mbajmë të ndezur zjarrin për liri e për bashkim kombëtar. Lavdi heronjve”, tha Haradinaj.

Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë edhe një video nga ndezja e flakadanëve në Natën e Zjarreve. /Demokracia.com/

Të ngjashme