Kryediplomatja në detyrë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas vendimit Gjykatës Themelore për ta dënuar Zoran Gjokiqin.
Haradinaj-Stublla përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “ky dënim vjen vonë dhe i cunguar”, përcjell Demokracia.com.
“E megjithatë ky dënim vjen vonë, edhe vjen i cunguar. 12 vite janë pak për këta lloj mostrash gjenocidalë. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës. Drejtësia duhet të vijë e plotë; kjo nuk është aspak një fitore, është një moment thirrjeje për të vënë drejtësinë e munguar në vend. Kosova kërkon drejtësi ndaj veprave makabre të secilit Gjokiq e çifteve të tij.”, ka shkruar ajo.
Kosova e pavarur e ka marrë drejtësinë në duart e veta, dhe sot e provoi duke dënuar më në fund të tmerrshmin e…
Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Thursday, February 11, 2021
Kujtojmë se sot Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor të akuzuarin për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës, Zoran Gjokiq.
Ai u dënua me 12 vite burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim./Demokracia.com/