Lajme
Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme
Demokracia
20:04 | 29 Maj 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin pas ngjarjeve të fundit në veri të Mitrovicës.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë!

“Më vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit. U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situates”, tha ai.

Po ashtu, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA, BE dhe NATO.

“Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike”, tha Haradinaj.

Të ngjashme