Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka komentuar votimin e ambasadorit të Kosovës në Francë, Mehdi Halimit, në zgjedhjet presidenciale.
Sipas ish-kryediplomates, ky veprim i tij është standard i njëjtë me atë të disa muajve më parë të kryeministrit Albin Kurti, i cili votoi në Shqipëri.
”Votimi i ambasadorit të Kosovës në zgjedhjet presidenciale në Francë është standard i njejtë me votimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës disa muaj më parë në Shqipëri: e drejtë ligjore, por jo legjitime!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Demokracia.com gjatë ditës së sotme ka raportuar rreth këtij veprimi skandaloz të ambasadorit të Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, i cili kishte bërë thirrje që të votojnë të gjithë kosovarët që kanë nënshtetësi franceze, por që kjo thirrje e tij është në kundërshtim me misionin e tij diplomatik.