Lajme
Haradinaj-Stublla mirëpret vendimin e PZAP-së për rinumërim të fletëvotimeve
Demokracia
15:27 | 08 Mars 2021

Share:

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherit edhe kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për rinumërimin e fletëvotimeve të kandidatëve për deputetë të AAK-së.

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) që të rinumërohen të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatët e AAK-së, shkruan Demokracia.com.

Haradinaj-Stublla në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit siç tha ajo të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit të saj në vjedhjen e votave.

“Përsëris, me bindje të plotë që as unë, as bashkëshorti, e asnjë familjar e bashkëpunëtor i imi nuk është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara, dhe t’i jepet fund shpifjeve, fyerjeve, dhe shantazheve në adresë timen dhe të familjes sime”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Postimi i plotë i Haradinaj-Stubllas, pa ndërhyrje:

Duartrokas vendimin e PZAP-it, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar.

Ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit tim në vjedhjen e votave! Përseris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor i imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara, dhe t’i jepet fund shpifjeve, fyerjeve, dhe shantazheve në adresë timen dhe të familjes sime./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/256996272713106

Të ngjashme