Lajme
Haradinaj-Stublla mirëpret letrën e presidenti Biden për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë
Demokracia
13:36 | 07 Shkurt 2021

Share:

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas letrës së presidentit amerikan, Joe Bidenit drejtuar homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku përveç urimit, ndër të tjerash e ka inkurajuar që të punojë dhe të bëj hapa konkret drejt drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Kosovën që nënkupton edhe njohjen e ndërsjellë.

Ndaj kësaj letre ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj-Stublla, ka thënë se presdenti Biden e ka bërë të qartë se dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton njohje reciproke

Postimi i plotë i ministres, pa ndërhyrje:
Presidenti Amerikan Biden e thotë qartë: Objektivi i Dialogut për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton NJOHJE RECIPROKE!
Prej shumë kohësh ne si AAK kërkojmë këtë qartësi edhe nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësues!
Për arritjen e Marrëveshjes Finale, hapat e mbetur duhet të jenë:
1. Definim i parimeve të Marrëveshjes; dhe
2. Përcaktim i kornizës kohore për arritjen e saj.
Faleminderit sërish, Amerikë ??♥️ /Demokracia

Presidenti Amerikan Biden e thotë qartë: Objektivi i Dialogut për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton NJOHJE…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on E Diele, 7 Shkurt 2021

Të ngjashme