Lajme
Haradinaj: Si popull që përjetuam të njëjtin agresion, qëndrojmë me Ukrainën
Demokracia
20:50 | 25 Gusht 2023

Share:

Me organizim të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde në emër të shteteve të Quint’it, sot është shënuar Dita e Pavarësisë së Ukrainës me ç’rast të pranishëm ishin akterë të ndryshëm në vend, politikanë, diplomatë, pjesëtarë të shoqërisë civile si dhe gazëtarë ukrainas që tanimë ka kohë që janë strehuar në Kosovë.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka shkruar në rrjetin social Facebook, se Kosova është rreshtuar krah shteteve të lira demokratike në mbështetje të popullit ukrainas, në luftën e tyre të drejtë mbrojtëse.

Po ashtu, i pari i AAK-së tha se, vendi ynë është kthyer në shtëpi të dytë për shumë gazetarë ukrainas.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024