Lajme
Haradinaj: Shteti s’mbahet me vitra, Kurti po vepron si mashtrues ordiner
Demokracia
11:29 | 12 Tetor 2022

Share:

Ramush Haradinaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qeverisjen e dobët.

Haradinaj e ka quajtur Kurtin si mashtrues ordiner që po tenton të mbajë popullin me “vitra”.

Reagimi i Haradinajt:

Shteti nuk mbahet me “vitra”

Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet.

Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë.

Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth.

Të ngjashme