Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar shtëpinë e viktimave të vërshimeve në Pejë.
Haradinaj u pa nga ekipi i Nacionales në vendngjarje derisa po vizitonte familjarët e dy viktimave të vërshimeve në Pejë.
Mirsada Ademaj me të birin e saj 5-vjeçar Dionin humbën jetën mbrëmë tragjikisht pas vërshimeve të tmerrshme në këtë qytet.
Më herët, z. Haradinaj ka shprehur tronditjen e tij dhe ka ngushëlluar familjen Ademaj.
“I tronditur pas vërshimeve në Pejë! Apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet!” – kishte shkruar ai.
Nga vërshimet në Pejë kanë mbetur edhe persona të lënduar.