Lajme
Haradinaj s’del në protestë, u jep mbështetje veteranëve përmes Facebook-ut
Demokracia
11:50 | 06 Qershor 2022

Share:

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka dhënë mbështetje veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes rrjetit social Facebook.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka publikuar një fotografi në përkrahje të veteranëve të UÇK-së.

“Me kategoritë e lirisë, me Veteranët, sot e për mot”, ka shkruar Haradinaj në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ndryshe, protesta e veteranëve të UÇK-së ka eskaluar dhe forca të shumta të Policisë së Kosovë janë para objekteve të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës, ku aktualisht po zhvillohet protesta.

Kjo protestë vjen pas largimit të kësaj kategorie nga ngritja e pagës minimale e cila pritet të votohet në Kuvend.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025