Lajme
Haradinaj revoltohet me Konjufcën: Shko bre n’hamom
Demokracia
12:54 | 06 Qershor 2022

Share:

Seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën është duke u diskutuar për Ligjin për Pagën minimale, ka sjell debat në mesin e deputetëve.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë mjaft i ashpër në fjalimin e tij me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Demokracia.com.

“Së pari është turp i madh që njerëzit e zgjedhur të popullit, si ky zotëri Muja e do tjerë, kanë mbërri në këtë shkallë të mashtrimit çfarë po e dëgjojmë sot në këtë Parlament, pra është turp i madh. Si me ia pru vetes, si me ia pru këtij popullit, si me ia pru këtij Parlamenti, me e diskutu se a është në rregull me i nda veteranët kur e rrisim pagën minimale a s’është. Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufës, është turp për Gani Krasniqin, Fatmir Humollin, Enver Dugollin, e krejt qeta tjerët duhet me ju ardh marre çka jeni tu bo. A jeni njerëz, a çka jeni?. Nuk keni me mujt me shku kësaj rruge. S’keni me mujt me kalu këtë ligj, se po doni me bo lojë hajde deri ku po shkojmë. Hekne ketë ligj, ai Murati le ta heq, ai që e ka pru le të heq. Hekne këtë ligj, mos luni me këto sene. Krejtve marre duhet me ju ardh pse me u bo kjo bisedë për 35 a 40 euro të veteranëve. E gjetët me i nda ata e me i kry punët e tjera. Po duhet me ua mundësu pa e humb të drejtën e pagës së veteranit. Po, por jo me lujt me ta, jo me i poshtëru, jo me i obligu me ardhë sot para derës t’juj. A qeshtu doni me vazhdu a? Nalnu sa nuk u bo ma keq, nalnu sa nuk keni shku ma thellë. Ma mirë është me u nal sot se sa nesër. Nalnu”, ka thënë Haradinaj.

Pas kësaj, ka qenë Konjufca ai që i ka kërkuar Haradinajt që ta ruajë qetësinë, por ky i fundit dëgjohet duke i thënë Konjufcës “Po shko bre n’hamom”.

Më poshtë mund ta dëgjoni momentin e përplasjes verbale mes Haradinajt e Konjufcës. /Demokracia.com/

Të ngjashme