Lajme
Haradinaj: Rënia e lirisë së medias në Kosovë është pasojë e frikës, kontrollit dhe arrogancës politike
Demokracia
12:12 | 02 Maj 2025

Share:

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rënia aq drastike e Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit, nuk është rastësi.

Sipas tij, kjo rënie është pasojë e frikës, kontrollit dhe arrogancës politike, shkruan Reporteri.net.

“Liria e shtypit është fituar me sakrificë. Nuk duhet kurrë të shkëmbehet me heshtje. Kjo nuk është mënyra si nderohet lufta për liri. Një qeveri që ka frikë nga kritika, ka frikë nga populli i vet”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, më 2 maj, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian./Reporteri.net

 

Të ngjashme