Lajme
Haradinaj reagon pasi KQZ nuk verifikoi listën e AAK-së
Demokracia
16:36 | 23 Janar 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj gjatë vizitës në qytetin e Podujevës ka thënë se moscertifikimi i disa kandidatëve për deputetëve nga Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve nuk i bën mirë demokracisë së vendit.

Ky reagim i tij vjen pasi KQZ nuk certifikoi listën e AAK-së, njëjtë si atë të VV-së dhe Nismës.

“Ajo çfarë më shqetëson po quaj një konfuzion të vendimeve për me penguar dikë për kandidim. S’mendoj që na bërë mirë si demokraci e re ndërhyrja e gjyqësorit me penguar kandidimin qoftë të z. Kurti, Dreshaj apo çdo kujt tjerë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa sa i përket kandidatëve të kësaj partie të cilët kanë mbetur jashtë listës, Haradinaj ka thënë se do të zëvendësohen.

“Do ti zëvendësojmë ata që s’kalojnë, është e çuditshme se si kemi ardhur deri në këtë shkallë që për një dënim në komunikacion mos me mund me kandiduar” shtoi ai./Demokracia.com

 

Të ngjashme