Lajme
Haradinaj: Qeveria ta pranojë se ka dështuar me vendimin për targat, t’i thotë po kërkesave të Amerikës
Demokracia
12:09 | 10 Nëntor 2022

Share:

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës dhe njëherësh deputet i Kuvendit, i ka kërkuar Qeverisë të shqyrtojë edhe një herë vendimin për targa dhe ta sheh se ku ëshhtë gabimi që kjo nuk po funksionon.

“Qeveria duhet ta analizojë edhe një herë mirë planin e vet, nëse e sheh që plani i saj për tagra është i sukseshëm dhe po jep efekt, le të na tregon se ku janë këto rezultate. Dhe le të na tregon se cila është kundërvlera që i ka thënë jo kërkesës së Amerikës”, tha ai.

“Nuk është marre me pranu që plani për targa nuk po shkon si duhet”, shtoi ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme