Lajme
Haradinaj pyet Kurtin për skandalin financiar në blerjen e energjisë: Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?
Demokracia
19:26 | 22 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas skandalit në të cilin raportohet se është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti një shpjegim për këtë.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, i ka drejtuar një sërë pyetjesh Kurtit për krizën energjetike, për gazin amerikan si dhe për dështimin e Kosovës C dhe Kosovës së Re, përcjell Demokracia.com.

Ndyshe, Kompania GEN-I me zyrë në Beograd, me të cilën u përfshi emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po del se ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, pikërisht në kohën e kolapsit energjetik.

Ndërsa Kryeministri Kurti është deklaruar lidhur me rastin e ambasadorit Martin Berishaj i cili implikohet në një skandal financiar në Slloveni. Kurti ka cituar fjalët e ambasadorit Berishaj i cili tha se raportimet e mediave sllovene janë të pavërteta.

Postimi i plotë:

Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në vend?

Pse ka dështuar Kosova C?

Pse ka dështuar Kosova e Re?

Pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës?

Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit?

Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri?

Pse është refuzuar gazi amerikan?

Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?

Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike?

Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?/Demokraica.com/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024