Lajme
Haradinaj propozon rezolutë për gjendjen në veri, kërcënon me “masa të tjera” nëse s’aprovohet
Demokracia
13:32 | 11 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar një rezolutë katërpikëshe të cilën do ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës për votim. Nëse rezoluta nuk do të aprovohet, Haradinaj ka thënë se “do të shqyrtojmë masat e tjera”.

Përmes rezolutës, kjo parti kërkon që Qeveria ta shtyjë vendimin për targat, të fillohet diskutim për rikthimin e serbëve të larguar nga institucionet, të niset komunikim me të gjithë faktorët vendorë për daljen nga situata e krijuar dhe që të bëhet një samit në SHBA deri në arritjen e marrëveshjes me njohje reciproke Kosovë-Serbi.

Haradinaj ka thënë në konferencë për media se ka drejtuar një shkresë në Kuvend duke kërkuar me urgjencë mbajtjen e një seance me pikë të vetme, interpelancë me kryeministrin Albin Kurtin.

“Situata politike dhe e sigurisë në Kosovë është ndër më të rëndat në këto 22 vjet. Serbia ka krijuar skenar të destabilizimit të Kosovës duke urdhëruar serbët t’i braktisin institucionet e Kosovës”, tha ai.

Rezoluta e propozuar:

  1. Qeveria të marr vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshjen finale për njohje me Serbinë

 

  1. Institucionet e Kosovës fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës

 

  1. Qeveria të nisë komunikimin intensiv me faktorët relevantë në vend, përfshirë opozitën, si nevojë e daljes nga gjendja e krijuar

 

  1. Të kërkohet një samit në SHBA, takim disaditorë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi

 

Të ngjashme