Lajme
Haradinaj: Procesi i dialogut të përfundojë me njohjen reciproke
Demokracia
19:48 | 14 Shtator 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar bashkëbisedimin e tij me qytetarë të Ferizajt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se në rrethana krize ekonomike si kjo, konsultimi me popullin është i domosdoshëm.

“Në kohën e krizës ekonomike, por edhe në kohën e vendimeve të rëndësishme për vendin, konsultimi me popullin është i domosdoshëm. Në këtë frymë ishte edhe bashkëbisedimi i sotëm me qytetarët e Ferizajt”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se procesi i dialogut ka marrë shumë kohë dhe tani është momenti që të mbyllet ky proces.

“U dakorduam se dialogu ka marrë shumë kohë dhe energji dhe se tani është momenti më i mirë që ky proces të mbyllet, me njohjen reciproke mes dy vendeve, në të mirë të të gjithëve.
Diskutuam edhe për grevën e mësimdhënësve, krizën energjetike dhe tema të ndryshme aktuale”.

“Jemi më të fortë kur jemi bashkë”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme