Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovë.
Haradinaj u zotua se viti 2021 do të jetë viti kur të gjithë sektorët e goditur ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit dhe do të ruajnë vendet e punës të humbura gjatë krizës me pandeminë, raporton Demokracia.com
“Programi i Aleancës ka paraparë ndihmë për biznese në formë të kredive të buta, ndihmë për qytetarët në formë të transfereve dhe lehtësira fiskale për biznese dhe qytetarë.”, ka shkruar ai në Facebook.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Bashkëbisedim përmbajtësor me përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.
Dëgjova kërkesat legjitime të…Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, January 23, 2021