Lajme
Haradinaj: Politikat e dëmshme çojnë në karantinim nga bashkësia ndërkombëtare
Demokracia
21:12 | 09 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin kundër ndaj Qeverisë. Ai është shprehur i shqetësuar me situatën aktuale në vend.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Qeveria po bën gabim pas gabimi dhe se është e papërgjegjshme.

“Sa i përket krizës ekonomike dhe asaj energjetike, jam i bindur se kjo qeveri nuk do të bëjë asgjë të dobishme. Është për keqardhje papërgjegjësia dhe injoranca e tyre në qeverisjen e vendit. Ndërkohë, qeveria Kurti, nuk e menaxhoi si duhet procesin e dialogut, duke bërë gabim pas gabimi, që kulmuan me lëndimin e raporteve me aleatët tonë amerikan, të cilët ishin me ne në të gjitha fazat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, Luftës Çlirimtare dhe shtetndërtimit”.

Haradinaj ka shtuar politikat “e dëmshme” mund të çojnë në karantinim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Largimi nga këshillat dhe kërkesat e tyre, pikërisht në fazën finale kur pritej përmbyllja e Marrëveshjes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke, është gabim i tmerrshëm. Këto politika të dëmshme, mund të kenë pasoja shumë të rrezikshme për vendin, deri në karantinimin nga bashkësia ndërkombëtare”.

 

Të ngjashme