Lajme
Haradinaj: Policinë e ka sulmuar krimi i organizuar, të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij
Demokracia
12:12 | 15 Prill 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit në veri ndaj Policisë së Kosovës.

Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se këto akte kriminale siç e ka quajtur ai, janë alarm për të gjithë, përcjell Demokracia.com.

“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë.  Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin.  Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij”, ka shkruar Haradinaj./Demokracia.com/

Të ngjashme