Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrat e Likoshanit dhe Qirezit.
23 vjet më parë, forcat serbe kishin ekzekutuar 24 civilë të pafajshëm në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, si hakmarrje ndaj luftimeve me forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24 viktimat e Likoshanit dhe Qirezit, shkruan Demokracia.com.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se, flijimi i 24 viktimave është frymëzim për brezat, siç tha ai, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim.
Ndryshe sot janë bërë 23 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila kishte nisur në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” ishin zhvilluar luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.
Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:
Njëzetetre vite më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.
Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim.
Lavdi e përjetshme! /Demokracia/
Njëzetetre vite më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e…
Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, February 28, 2021