Lajme
Haradinaj për vërshimet në Pejë: Qeveria e komuna të veprojnë me vendosmëri e seriozitet
Demokracia
08:35 | 25 Qershor 2023

Share:

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur me dy vdekjet që u shënuan në Pejë si pasojë e vërshimeve.

Ai ka apeluar institucionet përgjegjëse që të veprojnë me vendosmëri dhe seriozitet.

Gjithashtu thekson se bashkëndjen me familjen Ademaj që humbi familjarët.

Reagimi i tij i plotë:

I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet.

Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët.

Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet.

 

Të ngjashme