Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka reaguar pas rastit të mbrëmshëm tragjik në Pejë ku mbetën të vrarë dy persona.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Daut Haradinaj ju ka shprehur ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadrijaj.
“Me keqardhje pranova lajmin për vrasjen e kandidatit për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Postimi i plotë:
Me keqardhje pranova lajmin për vrasjen e kandidatit për Kryetar Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj.
Ngushëllime familjarëve dhe miqve!
Në këto kohë të vështira na duhet pajtim.
Astriti dhe Blerandi, u prehshin në paqe! /Demokracia.com/