Lajme
Haradinaj për rastin e dhunës në Pejë: I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë
Demokracia
18:13 | 02 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj reagon pas rastit të dhunës ndaj të moshuarës në Pejë. 

Haradinaj, shprehet i tronditur dhe kërkon që i tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.
E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.
Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!
Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.
Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!

Të ngjashme