Lajme
Haradinaj përkujton Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën e Hakif Zajnullahun
Demokracia
10:16 | 31 Janar 2021

Share:

Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të 24-të të rënies së heroit Zahir Pajaziti, vendosi lule pranë bustit të tij.

Haradinaj tha se Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu njëzetekatër vite më parë u shndërruan në pikëmbështetjen e vizionit tonë për Kosovën.

“Shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve”, shkroi Haradinaj në faqen e tij në Facebook. /Demokracia

Të ngjashme