Lajme
Haradinaj pas tërmetit: Të bëhet një fond emergjent dhe të ofrohet ndihma e FSK-së
Demokracia
08:49 | 06 Shkurt 2023

Share:

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur thellë i prekur me tërmetin në Turqi që la qindra të vdekur e plagosur.

Në këtë situatë ai i ka propozuar qeverisë “ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja”.

Postimi i tij i plotë:

I prekur thellë nga ngjarjet tragjike pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë.

Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit.

Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme!

I propozoj Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja.

Të ngjashme