Lajme
Haradinaj pas takimit në Bruksel: Kurti të dorëhiqet ose ta shkarkojmë urgjentisht përmes mocionit
Demokracia
13:44 | 15 Shtator 2023

Share:

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, pas takimit të djeshëm në Bruksel, i cili përfundoi pa ndonjë rezultat.

Haradinaj ka thënë se nëse nuk reflekton Kurti, atëherë është përgjegjësi e opozitës që të veprojnë urgjentisht për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit,

Tutje, Haradinaj ka deklaruar se është koha që të pyetet populli se si të dilet nga kjo gjendje që ai e ka quajtur të rrezikshme.

“Situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij. Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mire”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme
Lajme • 02 Maj 2024