Lajme
Kurti dhe Osmani ia shuajnë Ramush Haradinajt ëndrrën për President
Demokracia
14:27 | 15 Mars 2021

Share:

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që pati me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

Haradinaj ka thënë se me pozitën do të bashkëpunojnë për temat me interes nacional, duke e bërë funksionale demokracinë.

“Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu ta bëjë funksionale demokracinë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i rëndësishëm në kohën që vjen”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse ka hequr dorë nga pozita e presidentit, është përgjigjur se partia e tij nuk e ka shumicën e votave.

“Kanë kërkuar një një konstruktivitet të Aleancës, një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z.Kurti që nuk do të kthehem në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për të krijuar qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitar”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se detyra e tij është ta përkrahë koncentrimin e pushtetit, duke theksuar se populli i ka dhënë votën VV-së për të qeverisur por jo edhe 2/3 për presidentin.

“Detyra jonë nuk është me e përkrahë koncentrimin e pushtetit, populli ia ka dhënë votën, po nuk ia ka dhënë edhe 2/3 për presidentit, është përgjegjësia e tyre t’i gjejnë si Aleancë do të marrim vendimet tona në parti. Mendoj që fituesit e zgjedhjeve mbajnë përgjegjësi ta implementojnë rezultatin jo të shkohet në zgjedhje, por ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje jo tash por cdo herë”, tha kreu i AAK-së.

Po ashtu sot Kurti e Osmani janë takuar edhe me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismailin/Demokracia/

Të ngjashme