Lajme
Haradinaj pas seancës akuza Kurtit për bllokadë, Limajn e quan mashë të tij
Demokracia
15:41 | 17 Prill 2025

Share:

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar në lidhje me bllokadën e krijuar në kuvend, duke thënë se ‘‘politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit’’, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se seanca konstituive është pezulluar në mënyrë arbitrare.

‘’Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet’’, është shprehur ai.

Tutje, i pari i AAK-së i ka kërkuar Kurtit që të dorëhiqet sepse s’mund t’i mbajë dy pozita dhe se, nëse nuk mund ta krijojë qeverinë të lëshojë rrugë.

‘‘Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen’’, ka shkruar ai.,

Postimi:

Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit. Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.

Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes.

Është fare e thjeshtë:

Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita.

Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit.

Formo Qeverinë.

Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.

Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen. /GazetaExpress

Të ngjashme