Lajme
Haradinaj pas raportimeve për blerjen e votave kërkon të merren masa ndaj manipuluesve
Demokracia
12:15 | 08 Mars 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është deklaruar lidhur me dyshimet për blerjen e votave.

Ramusha Haradinaj njëherit edhe kandidat për president ka kërkuar që kushdo qofshin manipuluesit të marrin dënime meritore.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit, raporton Demokracia.com.

“Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra. Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore. Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit. Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra.

Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore.

Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit.

Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2502269069897492

Të ngjashme