Luan Haradinaj, pjesëtari i FSK-së, djali i vetëm i heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj, ka diplomuar sot në MIBOLC, një kurs bazik për oficer në Inteligjencën Ushtarake të SHBA-së.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se me këtë arritje, ai ka bërë krenar të gjithë.
“Luani i ri sot diplomoi në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA. Ai na bënë krenarë të gjithëve, Shkelzenin dhe gjithë kombin. Nderime Atdheut, Luan”, ka thënë ai.