Lajme
Haradinaj: Osmani vajton për marrëveshjen Vuçiq-Putin, por heshtë për refuzimin e Kurti ndaj gazit amerikan
Demokracia
09:32 | 31 Maj 2022

Share:

Gjatë ditës së djeshme, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas marrëveshjes së re për gazin rus ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin.

Me këtë rast, Osmani tha se i pari i Serbisë ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putin-it, mbi një Evropë të bashkuar

Rreth këtij qëndrimi të Osmanit, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Osmani po e vajton marrëveshjen mes Vuçiqit dhe Putinit, por po heshtë për refuzimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë gazit amerikan.

“Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus e e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme