Lajme
Haradinaj njofton se u takua sot me ambasadorin amerikan
Demokracia
17:28 | 06 Qershor 2022

Share:

Për nevojën që të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Ramush Haradinaj thotë se ka folur sot më ambasadorin amerikan në Prishtinë. Edhe pas këtij takimi me të, Haradinaj ka ripërsëritur se miqësia mes Kosovës dhe Amerikës “është e përjetshme”.

Kryetari i rizgjedhur i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se sot pati takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Sot në një takim me Ambasadorin e SHBA, Hovenier, diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për nevojën e normalizimt të marëdhënieve Kosovë-Serbi”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të Haradinajt në Facebook.

“Miqësia mes dy vendeve tona është e përjetshme”, thotë Haradinaj pas takimit.

Të ngjashme