Lajme
Haradinaj njofton se Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së ndihmojnë Fondin e Sigurisë
Demokracia
18:44 | 02 Mars 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Këshilli Drejtues dhe Kryesia e kësaj partie do ta ndihmojnë Fondin e Sigurisë së Kosovës, raporton Demokracia.com.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Faceboook e ka konsideruar si obligim që të ndihmohet Fondi i Sigurisë.

“Sot kam marrë pëlqimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë së AAK që kolektivisht ta ndihmojmë Fondin e Sigurisë së Kosovës. E konsiderojmë obligim e detyrë që ta ndihmojmë këtë Fond, i cili është ndihmesë për Shtetin dhe për sigurinë nacionale e rajonale”, ka shkruar Hardinaj.

Të ngjashme