Lajme
Haradinaj nis përgatitjet për zgjedhjet lokale
Demokracia
16:56 | 17 Mars 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramuash Haradinaj thotë se kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tregoi se kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale si dhe sipas tij këto përgatitje kanë filluar me kujdes, shkruan Demorkacia.com.

“Aleanca me kujdes ka filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale në të cilat do të paraqitet me alternativën më të mirë qeverisëse e zhvillimore. Me përgjegjësinë më të madhe për qytetarët e Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës dhe Kaçanikut, me degët e Aleancës do të përzgjedhim kuadrot më të mira për përfaqësimin e tyre në pushtetin komunal. Qeverisja jonë në shtatë komuna, ka dhënë shembuj suksesi, që ne do t’i bartim edhe në komunat e tjera të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Përfaqësuesi më i afërt me popullin është i zgjedhuri në Kuvendin Komunal.

Aleanca me kujdes ka filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale në të cilat do të paraqitet me alternativën më të mirë qeverisëse e zhvillimore.

Me përgjegjësinë më të madhe për qytetarët e Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës dhe Kaçanikut, me degët e Aleancës do të përzgjedhim kuadrot më të mira për përfaqësimin e tyre në pushtetin komunal.

Qeverisja jonë në shtatë komuna, ka dhënë shembuj suksesi, që ne do t’i bartim edhe në komunat e tjera të Kosovës./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2523193854471680

Të ngjashme