Lajme
Haradinaj nga Mitrovica: Vuçiq po i përdorë serbët e Kosovës për pushtetin e tij politik në Serbi
Demokracia
17:39 | 04 Shkurt 2021

Share:

Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Mitrovica po shfrytëzohet për lojëra të ndyra të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Mitrovica po shfrytëzohet për lojëra të ndyra të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Haradinaj tha se propaganda e Vuçiqit është duke e penguar integrimin e komunitetit serb në Kosovë.

“Mitrovica është shembull për lojën e ndyrë të Vuçiqit. Ai po promovon frikë dhe kërcënim midis pakicës serbe në vendin tonë, duke ndërhyrë vazhdimisht në çështjet tona të brendshme. Propaganda e tij e luftës po e pengon integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Ai ka vite që i përdor serbët e Kosovës për pushtetin e tij politik në Serbi”, tha Haradinaj në tubimin elektoral të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot në Mitrovicë.

Haradinaj ka thënë se kërcënimet e vazhdueshme nga presidenti serb, e kanë penguar edhe rrugëtimin e Serbisë për të qenë në familjen e shteteve dhe kombeve.

“Vuçiq nuk është mjaftuar me kaq. Në vazhdimësi e ka kërcënuar Kosovën dhe e ka penguar në rrugëtimin e vet për të qenë e barabartë në familjen e shteteve dhe kombeve”, ka thënë Haradinaj gjatë adresimit para qytetarëve në Mitrovicë. /Demokracia.com/

Të ngjashme