Lajme
Haradinaj nga Malisheva: Kosovës i duhet një udhëheqës që ka dëshmuar se mund të dalë kundër Serbisë
Demokracia
20:43 | 07 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur tubim elektoral në Malishevë.

Në ditën e pestë të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, kandidati për president, njëherësh edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një tubim me elektoratin në Malishevë.

Ai me këtë rast ka thënë se Kosova ka nevojë për përvojën e UÇK-së për të forcuar ushtrinë dhe për të mbrojtur qytetarët dhe territorin.

“Kosovës i duhet një udhëheqës, i cili ka dëshmuar se mund të dalë kundër Serbisë dhe kundër Vuçiqit”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme