Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kërkuar nga partitë pulitke që sot në takimet me kryediplomaten evropiane, Kaja Kallas, t`i adresojnë për diskutim çështjen e Gjykatës Speciale.
Ai ka bërë me dije se në të gjitha takimet me zyrtaren e lartë të BE-së duhet të diskutohet për shqetësimet dhe padrejtësitë që kjo gjykatë po ia bën Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Kaja Kallas është shefja e vërtetë e Dhomave të Specializuar të Kosovës.
“Parlamenti i Kosovës i ka krijuar Dhomat e Specializuara të Kosovës. Por, shefica reale, faktike është Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Shpresoj që të gjitha partitë politike do t’i adresojnë shqetësimet për padrejtësitë në Hagë”, ka shkrua Haradinaj.