Lajme
Haradinaj në mbështetje të kërkesave të Policisë: Turp për këtë qeveri injorantësh
Demokracia
15:10 | 09 Dhjetor 2023

Share:

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ka dalë në mbështetje policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të thërras një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me këtë temë, përcjell Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme. Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Më tutje ai e akuzoi qeverinë si “qeveri injorantësh”.

“Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh!”, është shprehur ai.

Të ngjashme