Lajme
Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare: Do të vazhdojmë të jemi të fortë e të pathyeshëm
Demokracia
16:37 | 21 Shkurt 2021

Share:

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar shqiptarët me disa vargje të At Gjergj Fishtës.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare ka kujtuar disa vargje të At Gjergj Fishtës, kështu duke uruar të gjithë qytetarët për këtë ditë, shkruan Demokracia.com.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. Ka thënë se gjuha shqipe është mbretëreshë e gjuhëve.

Theksojmë se 21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

“Pra, shqyptarë çdo fès q’ t’jini,

gegë e toskë, malci e qyteta,

gjuhën t’uej kurr mos ta lini,

mos ta lini sa t’jetë jeta,

por për tê gjithmonë punoni;

pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,

fisi juej, vendi e zakoni

kanë me u mbajtë larg kambës s’huej”

(At Gjergj Fishta).

Shqipja jonë e bukur, mbretëreshë e gjuhëve, na kujton sot në Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, që ne ishim këtu me gjuhë, territor e zakon dhe do të vazhdojmë të jemi, të fortë e të pathyeshëm.

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe gjuhën shqipe!. /Demokracia.com/

“Pra, shqyptarë çdo fès q’ t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë…

Posted by Ramush Haradinaj on E Diele, 21 Shkurt 2021

Të ngjashme