Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Harasinaj ka kujtuar Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës.
Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se misioni historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së Dëshmorëve e Martirëve, që gjithmonë janë frymëzim në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes, përcjell Demokracia.com.
“Duke kujtuar trimërinë, vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, dhe tërë elementit liridashës që dha gjithçka për çlirimin e fitoren e madhe, brezi ynë dhe ata pas nesh, duhet ta ruajnë këtë liri si vlerën më të shenjtë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj
Postimi i plotë:
Pikërisht sot, në përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve.
Misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së Dëshmorëve e Martirëve, që gjithmonë janë frymëzim në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes.
Duke kujtuar trimërinë, vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, dhe tërë elementit liridashës që dha gjithçka për çlirimin e fitoren e madhe, brezi ynë dhe ata pas nesh, duhet ta ruajnë këtë liri si vlerën më të shenjtë kombëtare./Demokracia.com/