Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur mbështetjen e ShBA-ve për Kosovën përmes fondit të MCC-së.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook e përmendi edhe takimin e delegacionit të Kosovës me sekretarin Blinken, por s’i përmendi Kurtin e Osmanin me emër.
Ai ka thënë se tani është koha për njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i plotë:
Mirëpres mbështetjen e ShBA-së për Kosovën përmes fondit të MCC-së dhe takimin e delegacionit të Kosovës me Sekretarin Blinken.
ShBA, edhe njëherë ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në procesin e dialogut.
Tani është koha për marrëveshjen finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën udhëheqjen e ShBA-ve. /Demokracia.com/