Lajme
Haradinaj: Mikpritja e harmonia fetare janë vlerë e kombit shqiptar
Demokracia
17:22 | 25 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka vizituar dy familje, në Klinë e Viti për festën e krishtlindjeve.

‘’Sot kisha kënaqësinë që në ditën e Krishtlindjes të qëndroj në Stubëll të Vitisë, tek miku im Franklin Rama, në një ambient tejet të ngrohtë e mikpritës. Po ashtu, në Zllakuqan të Klinës ndava momente të veçanta me familjen e Don Franë Kolaj, familje atdhetare e dëshmuar në ditët e vështira, me të cilën ndajmë miqësinë që shumë kohë’’, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu Haradinaj ka thënë se si komb jemi të bekuar me vlerat unike tona, si; mikpritjen, bujarinë dhe harmoninë fetare që është trashëgimi e jona e përhershme.

 

Të ngjashme