Lajme
Haradinaj: Mërgata jonë ka njerëz motivues, që kanë krijuar vlerë të shtuar kudo
Demokracia
11:41 | 25 Shkurt 2023

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka bërë të ditur se do të udhëtojë për në Gjermani.

Ai ka potencuar se mërgata jonë ka njerëz motivues, që kanë krijuar vlerë të shtuar kudo që jetojnë.

“Në nisje të vizitës në Gjermani kisha kënaqësinë që bashkë me miq e bashkëpunëtorë të vizitojmë kompaninë ‘Hazrolli’, e themeluar nga vëllezërit Burim e Selim Hazrolli. Kjo kompani ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me veprimtarinë e saj, duke ofruar shërbime të ndryshme në lëminë e ndërtimtarisë në regjionin e Bajernit në Gjermani.”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme