Lajme
Haradinaj: Më 11 mars 1981 u pagëzua Republika e Kosovës
Demokracia
09:18 | 11 Mars 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e 11 marsit të vitit 1981.

Ramuash Haradinaj ka thënë se, 40 vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, shkruan Demokracia.com.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shkruar se, kjo ditë ishte kur nisi një proces i pa kthyeshëm.

“Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit. Ajo ishte dita që nisi një proces të pa kthim. Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinaj, pa ndërhyrje:

Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit.

Ajo ishte dita që nisi një proces të pakthim.

Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës.

Lavdi të rënëve!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2508661595924906

Të ngjashme