Lajme
Haradinaj: Mafia energjetike s’po fshihet më – është gjendje e jashtëzakonshme
Demokracia
16:47 | 30 Maj 2025

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mafia energjetike nuk po fshihet më.

Sipas Haradinajt, mafia energjetike, me emër e mbiemër, kompania e vëllait të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit, të cilin ai e quajti pa legjitimet, Albin Kurti, shpërblehet në emër “të tregut të lirë” për shit-blerje të energjisë.

“Çmimin dihet kush e paguan, qytetari i mashtruar. Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda. Por kjo duhet të ketë një fund. Dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për këtë mafi”.

“Mbetet vetëm një pyetje për këtë popull: Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq?”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Haradinaj u shpreh se kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe emergjencë kombëtare.

Të ngjashme