Lajme
Haradinaj: Liria e mediave duhet të jetë e pacenueshme
Demokracia
14:29 | 03 Maj 2022

Share:

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar lidhur me renditjen e Kosovës në disa pozita më lartë sa i përket lirisë së medias sipas Indeksit të Lirisë së Shtypit Botëror.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se janë tejet shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve e mediave, nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual.

Sipas tij, liria e mediave duhet të jetë e pacenueshme.

Postimi i tij i plotë:

Një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat e lira.

Shkalla e demokracisë matet me nivelin e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias.

Janë tejet shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve e mediave, nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual.

Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme. Ky është obligim, jo vetëm kushtetues e ligjor, por edhe moral!

Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, të bashkohemi në mbrojtje të këtyre vlerave të panegociueshme të demokracisë.

Të ngjashme