Lajme
Haradinaj – Kurtit pas zhvillimeve në veri: Ndërprite shkatërrimin e vendit, ose të ndërpresim ne
Demokracia
15:42 | 05 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot zhvilloi takim me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, ku tha se u riafirmua vendosmëria për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan.

Me këtë rast, Haradinaj ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. “Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse”, tha ai.

Pas zhvillimeve të sotme në veriu, Haradinaj i ka çuar selam edhe kryeministrit Kruti. “Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, përfundoi Haradinaj.

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj: 

Të ngjashme