Lajme
Haradinaj-Kurtit: Nuk mund të ulesh në dy karrige, jep dorëheqje dhe Kuvendi do të konstituohet
Demokracia
14:47 | 15 Prill 2025

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur akuzave nga Albin Kurti.

Haradinaj e ka ftuar Kurtin të ofrojë dorëheqje ose nga posti i deputetit, ose ai i kryeministrit.

Postimi:

Konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti. Ligji e Kushtetuta e këtij shteti nuk lejojnë që të mbash edhe postin e Kryeministrit apo të Ministrit dhe të betohesh si deputet.

Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën dhe të veprojmë ndryshe, prandaj nuk e votuam raportin.

Albin Kurti me ministrat e tij, nëse duan ta konstituojnë Kuvendin, le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e veta.

Të ngjashme